Policia e Korçës ka arrestuar  shtetasin e shpallur në  kërkim, Majerdi Meko, pasi është dënuar nga Gjykata me 4 vite e 7 muaj burg.

Meko, banues në fshatin Petrushë, Pogradec është dënuar  për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë ekzekutuan vendimin e Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit në kërkim Majerdi Meko, 37 vjeç, banues në fshatin Petrushë, Pogradec, të cilin Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 4 vjet e 7 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim” thuhet në njoftimin e policisë.