Është vënë në pranga një 29-vjeçar në Tiranë, i dënuar nga Apeli i Posaçëm me 5 vjet e 4 muaj burg. Sipas policisë, ai akuzohet për kultivim droge e si pjesë një grupi të strukturuar kriminal.

“Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Ëanted 3”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim G. Z., 29 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.