Një shtetas grek është arrestuar sot në pikën kufitare të Kakavijës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Mësohet se ky shtetas, identiteti i të cilit nuk dihet, ishte dënuar në Poloni me 8 vjet burgim për veprën penale ‘Mashtrim me pasoja të rënda’.
Ndalimi i tij është bërë rreth orës 16:00.





