Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, ka ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim.
Burimet zyrtare njoftojnë se "më datë 25.11.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, F. Sh., vjeç 40, banues në Suharekë, Kosovë".
Ky shtetas është dënuar me 4 muaj burg nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës.
Mësohet se 40-vjeçari nga Kosova akuzohet për veprën penale "Falsifikim i dokumenteve", neni 186/1 i Kodit Penal.





