Një 52-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Lezhë, pasi rezulton i dënuar me 16 vite burg në Itali. Mësohet se atij i kanë mbetur për të kryer edhe 11 muaj e 17 ditë në qeli.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin K. M., 52 vjeç, banues në Lezhë. Nga dënimi i Gjykatës së Apelit të Milanos, me 16 vjet burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, këtij shtetasi i kanë mbetur për të kryer 11 muaj e 17 ditë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.