Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan një person nga qyteti i Korçës, i dënuar me burg.

Bëhet fjalë për shtetasin Kristjan Stojani, 23 vjeç, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Korçë e ka dënuar me 3 vjet, 5 muaj e 10 ditë burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.

Ngjarja ka ndodhur në Korçë në vitin 2016, ndërsa i riu nuk ishte kapur gjatë kësaj kohe.