54-vjeçari Rexhep Karaj është arrestuar sot në Tiranë, pasi është dënuar me tre vite burg, për ngacmim seksual.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u ndalua shtetasi në kërkim Rexhep Karaj., 54 vjeç, ( i kapur nga Seksioni i kërkimit) sepse Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Ngacmim seksual”.“, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.





