Gjykata e Lartë e SHBA ka refuzuar një kërkesë për të ndaluar Alabama nga ekzekutimi i një personi me azot për herë të parë në historinë amerikane. Rasti është ai i vrasësit të dënuar, Kenneth Smith i cili tashmë i mbijetoi një injeksioni vdekjeprurës të dështuar në vitin 2022.
Gjyqtarët refuzuan të dëgjonin argumentet e avokatëve të tij, sipas të cilit një tentativë e dytë ekzekutimi,pas traumës së shkaktuar nga dështimi i së pari -do të shkelte mbrojtjen e Amendamentit të Tetë të Kushtetutës kundër dënimit mizor dhe të pazakontë.
Të enjten, Alabama do të bëhet shteti i parë amerikan që do të ekzekutojë një të burgosur duke e detyruar atë të thithë azot të pastër në një maskë. Një metodë e miratuar edhe në Misisipi dhe Oklahoma por deri më tani nuk është përdorur kurrë pasi konsiderohet e papranueshme edhe si një formë eutanazie për kafshët.
Pesë gazetarë do të jenë në gjendje të dëshmojnë ekzekutimin e Smith.
Smith, 58 vjeç, u dënua në vitin 1989 për vrasjen e gruas së një predikuesi, Elizabeth Sennett, një vrasje me pagesë. Smith ishte një nga dy burrat e dënuar për vrasjen e 45-vjeçares Sennett në një vrasje pagesë prej 1000 dollarësh më 18 mars 1988. Ajo u dhunua dhe më pas u godit me thikë në gjoks dhe qafë.
Vdekja e saj u organizua për t’u dukur si një grabitje në shtëpi. Burri i saj, një predikues i zhytur në borxhe, kishte orkestruar skemën për të mbledhur paratë e sigurimit.