Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi sekuestron e pasurisë për një subjekt të OFL-së. Bëhet fjalë për shtetasin Emiljan Shega, i dënuar në Angli për trafik kokaine.
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e përbërë nga gjyqtarët Nertina Kosova (kryesuese), Engert Pëllumbi (anëtar) dhe Saida Dollani (anëtare), sot më datë 22.09.2022 shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 91, datë 06.05.2022, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me objekt “ankim ndaj vendimit nr. 9, datë 18.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, lidhur me konfiskimin e pasurive të subjektit Emiljan Shega, personave të lidhur dhe personave të tretë, dhe vendosi:
Ndryshimin pjesërisht të vendimit nr. 9, datë 18.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, duke vendosur konfiskimin e pasurive si më poshtë vijon:
1. Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 130 m2, {…}, në pronësi të shtetasit E.Sh.;
2. Pasuria e llojit “Kullotë”, me sipërfaqe 5667 m2, {…}, në bashkëpronësi të shtetasve E.Sh. dhe E.K.;
3. Pasuria e llojit “Kullotë”, me sipërfaqe 3782,6 m2, {…}, në bashkëpronësi të shtetasve E.Sh. dhe E.K.;
4. Pasuria e llojit “Kullotë”, me sipërfaqe 498,8 m2, {…}, në bashkëpronësi të shtetasve E.Sh. dhe R.K.;
5. Pasuria e llojit “Kullotë”, me sipërfaqe 17328,3 m2, {…}, në bashkëpronësi të shtetasve E.Sh. dhe R.K.;
6. Pasuria e llojit “Kullotë”, me sipërfaqe 7000 m2, {…}, në bashkëpronësi të shtetasve G.H. dhe M.K.
– Lënien në fuqi të vendimit nr. 9, datë 18.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, për pjesët e tjera të tij.