Ekstradohet nga Athina një 48-vjeçar shqiptar, që ishte në kërkim për llogari të drejtësisë së Durrësit, pasi ishte i dënuar me burg në mungesë.

Zyra Qendrore Kombëtare e Interpolit në Tiranë, ekstradoi nga Athina/Greqi, drejt Shqipërisë shtetasin shqiptar:

Astrit Dule, 48 vjeç, lindur në Fier.

Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 15 vjet burg për veprën penale “Trafikim i femrave për qëllim prostitucioni”.