Një ditë më parë, rreth orës 18:30, u ekstradua nga Italia dhe iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, shtetasi në kërkim ndërkombëtar B.A., vjeç 53, banues në Durrës.

Sipas policisë shqiptare, këtë shtetas Gjykata e Ankonës, Itali, e ka dënuar me 10 vjet burg, për veprën penale “Trafikim të lëndës narkotike”, Kodit Penal Italian.