Nga Komisariati i Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, u ndalua 36-vjeçari në kërkim ndërkombëtar Adrian Rrugeja (Driza), banues në Kavajë.
Ai u kap në lagjen nr. 6 në Kavajë në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative.
Rrugeja ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Udines, Itali, e ka dënuar me 8 vjet e 5 muaj burg, për veprat penale “Trafik i lëndëve narkotike” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.





