Një i ri është gjetur i vrarë me armë zjarri në makinën e tij. Bëhet fjalë për 33-vjeçarin me Klevis Kapllani.
Trupi i pa jetë është gjetur nga uniformat blu rreth orës 06:00 të mëngjesit të kësaj të marte në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës.
Mësohet se Kapllani është një person me precedent penal. Ai ka qenë i dënuar për trafik droge në Itali.
Këto janë informacionet e para që raportohen lidhur me këtë ngjarje të rëndë teksa po punohet për identifikimin e autorit/ëve.
“Më datë 15.09.2020, rreth orës 06:00, në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës, është gjetur pa shenje jete në mjetin e tij, dyshohet si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, shtetasi K.K., 33 vjeç. Është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor i përbërë me Specialistët të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Specialistë të Komisariatit të Policisë Kavajë dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale që do çonte në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njoftoi policia.





