Është ekstraduar nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë, një shtetas shqiptar i dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg, për plagosjen e një shtetasi, me armë zjarri. 

Mësohet se si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Manchester, është ekstraduar nga Britania e Madhe shtetasi shqiptar Ledio Hysa, 29 vjeç. 

Këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në vitin 2019, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. 

Shtetasi Ledio Hysa, në vitin 2018, afër liqenit të Seferanit, në Belsh, Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, në këmbë, shtetasin A. K.