Policia e Durrësit ka arrestuar një 53-vjeçar, banues në Xhavzotaj, pasi gjykata e ka dënuar për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kapën dhe ndaluan shtetasin G. S., 53 vjeç, banues në Xhavzotaj, Durrës, pasi Gjykata e Apelit Durrës, më datë 29.12.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale ” Dhuna në familje”.“, thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.