Gjykata e Lartë ka shtyrë seancën e sotme për më datë 1 prill për ish-kryeprokurorin e përgjithshëm, Adriatik Llalla. Seanca mësohet se u shty pasi nuk është formuar trupa gjykuese, Llalla ka depozituar rekurs në shkallën e tretë të gjyqsorit mbi vendimin e dënimit me 2 vite burg për mosdeklarim e fshehje pasurie.
Kolegji Penal në seancën e radhës do shqyrtojë fillimisht tërheqjen e Adriatik Llalës nga rekursi dhe në rast se nuk do pranohet, atëherë Gjykata e Lartë do shqyrtojë kërkesën për pafajësi. Adriatik Llalla u dënua me 2 vite burg nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion dhe për pesë vite ai nuk ka të drejtë të ushtrojë asnjë funksion publik.
Ai u shpall fajtor për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë. Llalla qëndron në Itali ku i është bllokuar pasaporta ndërsa me vendim të formës se prerë i janë sekuestruar disa pasuri, mes të cilave një apartament në Durrës dhe siperfaqe toke në periferi të Tiranës.