31 tetor 2015 – Një 38-­vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të drejtësisë italiane u arrestua në Tiranë.

Sipas policisë, Rasim Muja ishte i shpallur në kërkim nga Interpol Tirana më 29 tetor 2015, pasi Gjykata e Perugia-s ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Emigracion i paligjshëm”, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

/portali DurresLajm/