Policia e Fierit ka zhvilluar operacionin e koduar “Arratia”, duke bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e një shtetasi të kërkuar nga drejtësia.

Në kuadër të këtij operacioni, në fshatin Pluk, u kap dhe u vu në pranga Andi Bakiasi, 38 vjeç, banues në Lushnjë.

Sipas Policisë, 38-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar nga Gjykata e Apelit Tiranë me 4 vite e 8 muaj burgim, për veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike.

Kjo veprimtari ishte goditur më herët gjatë operacionit të koduar Operacioni Tempulli, i zhvilluar në vitin 2024.

Sakaq, materialet procedurale në lidhje me këtë rast i janë referuar Prokuroria e Fierit, për vijimin e veprimeve të mëtejshme ligjore.