Policia Kufitare në Kakavijë ka arrestuar një 38-vjeçar shqiptar, që ishte i dënuar me 15 burg në Itali për vrasje dhe vjedhje me armë.
Sipas të dhënave zyrtare, ka qenë ora 06:15 kur në hyrje të Shqipërisë u paraqit shtetasi Aris Kaçi, duke tentuar të kalojë përmes kësaj pike kufitare. Por pas verifikimit në sistemin TIMS, ka rezultuar se ai ishte person në kërkim.
Ai ishte shpallur në kërkim nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Romës e ka dënuar me 15 vjet burg për veprat penale “Vrasje” dhe “Vjedhje me armë”.
38-vjeçari u arrestua për llogari të drejtësisë italiane, dhe pritet ekstradimi i tij drejt vendit fqinj.





