Ka ndërruar jetë i dënuari Gate Mahmutaj, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë.

Mahmutaj ishte dënuar me 18 vite burg, pasi është cilësuar si kreu i grupit kriminal që kultivonte kanabis në Lazarat.

52-vjeçari vuante nga një sëmundje e rëndë dhe për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai ishte liruar nga burgu 4 ditë më parë me vendim gjykate.