Një i dënuar raportohet se ka gëlltitur brisqe në IEVP Drenovë, dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës.

28-vjeçari, Mus Gjauri, pak minuta më parë ka thënë në burg se ka gëlltitur pllaka metalike të dyshuara si brisqe roje. Menjëherë u transportua në spital për të bërë ekzaminimet dhe verifikimet e nevojshme.

Sipas informacioneve, 28-vjeçari është problematik dhe ky mund të jetë edhe një simulim nga ana e tij, pasi kërkon transferimin nga burgu i Drenovës.

Mus Gjauri nga Puka, vuan dënimin për vepra penale të vjedhjes me dhunë dhe mashtrimit.

Pritet të kryhen ekzaminimet për të parë gjendjen e tij shëndetësore.