Një 46-vjeçar me banim në Vlorë që duhej të ishte brenda mureve të shtëpisë për shkak të masës së sigurisë “arrest shtëpie” lëviztë i lirshëm në qytet.

Por rreth orës 23:30 të së dielës ai u kap nga autoritetet në Vlorë teksa ndodhej në lagjen “Pavarësia”, në vendin e quajtur “Aulona”.

Burime zyrtare thonë se Grigor Lamaj ndodhet në “arrest shtëpie”, me qëllim ekstradimi.

Kjo masë është vendosur pasi Gjykata e Milanos e ka dënuar me 8 vjet e 1 muaj burg për veprën penale, “Organizatë kriminale në bashkëpunim, ndihmë dhe favorizim prostitucioni”.