Qyteti i Vlorës ka qenë sot në qendër të vëmendjes së opinionit publik sa i përket kronikës së zezë. Kështu vetëm pak minuta më parë një person i dënuar me arrest shtëpie ka thyer masën e sigurisë duke dalë nga banesa.
Pasi policia e ka pikasur e ka ndjekur me makinë, ndërkohë qe për t’ju larguar policisë ka aksidentuar një tjeter automjet.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa personi në fjalë është arrestuar nga policia e Vlorës.
Sakaq sot një të riu iu bë atentat. Ngjarja e rëndë ndodhi në hyrje të Lungomares dhe shënjestër ishte 34-vjeçari Indrit Sadedini.
Prej kohësh Indrit Sadedini lëvizte me makinë të blinduar, ndaj duket se atentatorët e kanë vëzhguar duke e vendosur eksplozivin në rrugën që do ta çonte te pallati, të fshehur në një kuti kartoni që është aktivizuar nga larg me telekomandë kur ai kaloi në këmbë pranë saj.





