Një burrë i dënuar me vdekje prej rreth 25 vjetësh ka marrë së fundmi një tjetër shpresë për jetën, që bëhet në total e shtata.
Richard Glossip ka marrë një shtyrje të datës së ekzekutimit deri në shkurt të vitit që vjen në mënyrë që gjykata të marrë në konsideratë pretendimin e tij të pafajësisë.
Glossip u shpall fajtor për vrasjen e pronarit të hotelit ku punonte Barry Van Treese dhe iu dha dënimi pasi kishte paguar punonjësin e mirëmbajtjes Justin Sneed për ta vrarë.
Sneed i cili ishte dëshmitar kryesor në gjyqet e Glossip, nuk u dënua me vdekje.
Tashmë guvernatori i Oklahoma, Kevin Stitt ka nënshkruar urdhrin ekzekutiv duke ndaluar ekzekutimin që duhej të kryhej në fund të vitit që shkoi.
Prokurori John O’Connor tha se gjithsesi mbetet i bindur për fajin e të dënuarit: “Pas 25 vitesh, edhe nuk është bërë drejtësi për Barry Van Treese dhe familjarët e tij”.
“Zoti Van Treese ishte në një dhomë të modelit në pronësi të tij kur u vra brutalisht me një objekt të fortë nga Justin Sneed, individi i paguar nga Richard Glossip për të kryer vrasjen”.
Por Glossip ka protestuar prej kohësh për pafajësinë e tij duke i kërkuar gjykatës së Oklahoma të pranojë zbulime të reja të një hetimi të pavarur.
Në një prej rasteve zyrtarët kuptuan se po përdornin kimikatin e gabuar për injeksionin e vrasjes, çka solli një shtyrje të të gjitha ekzekutimeve për disa vjet në shtetin e Oklahoma.





