SHBA, 30 prill 2014 – Përfundoi në mënyrën më të tmerrshme të mundshme ekzekutimi i një të dënuari me vdekje në burgun e McAlester, në Oklahoma. Një burrë me ngjyrë me emrin Clayton D. Lockett, 38 vjeç, përjetoi një torturë të vërtetë për shkak të çarjes së venës ku po i injektohej një injeksion vdekjeprurës, raporton BBC.

Një ekzekutim i dytë që ishte programuar u pezullua dhe do tw bwhet pas 14 ditwsh. Ekzekutimi i Lockett u cilësua nga mediet amerikane i denjë për filmat horror.

Fillimisht çdo gjë duket se shkoi mirë dhe nga injeksioni i parë dhe mjekët e deklaruan pa ndjenja, por kur nisën t’i injektonin edhe dy injeksione të tjera, trupi i tij nisi të lëvizte dhe të dridhej, duke lëshuar britma dhimbje.

Madje Clayton tentoi edhe të lirohej, por pa rezultat. Në këtë situatë mjekët dhe personat që po merreshin me ekzekutimin e tij, ulën grilën para xhamit nëpërmjet të cilit po shikonin disa dëshmitarë. Pas dështimit të injeksioneve dhe torturave që kaloi McAlester gjeti vdekjen si pasojë e një ataku kardiak.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/