Një i dënuar për prostitucion në burgun e Burrelit ka lënë ambientet e qelisë dhe ka nisur arratinë.
Ai është Agron Sinani, 35 vjeç, i cili sipas autoriteteve nuk ka respektuar lejen 5-ditore që i ishte dhënë nga drejtuesit e burgut.
Mësohet se Sinani ka shkuar dhe ka vizituar familjarët e tij, të cilëve iu ka thënë se nuk kishte ndërmend të kthehej në burg.
Autoritetet njoftojnë se Sinanit i kishin mbetur edhe 2 vjet burg nga vuajtja e dënimit 6-vjeçar.