Një shqiptar i cili vuan dënimin në burgun e Trikalasë në Greqi ka humbur ndjenjat në qeli.
Mediat greke bëjnë me dije se shkak është bërë intoksikimi nga një sasi e madhe alkooli që shqiptari kishte konsumuar, deri sa kishte rënë përtokë pa ndjenja.
Gardianët ndërhynë me urgjencë dhe u bë transportimi i tij për në spital, ku mësohet se gjendja është e stabilizuar.
Nuk ka ende të dhëna se ku e ka gjetur alkoolin në burg shqiptari i dënuar për trafik droge.





