Policia e Kosovës ka arrestuar njërin nga themeluesit e kompanisë “On Air Music” Kushtrim Morina i cili akuzohet për cënim e të drejtave të autorit.
Padinë e ka bërë Faton Shoshi i cili edhe menaxhon këngëtaren Era Istrefi, raporton RTV 21.
Policia e Kosovës ka intervistuar Kushtrim Morinën i cili ka pranuar se ka përdorur userin e kompanisë që e menaxhon “ON AIR” dhe ka hyrë në CONTENT MANAGER ku ka shkarkuar këngën e re të Era Istrefit ende e pa publikuar dhe përmes një linku ia ka dërguar shokëve të tij.
Policia po ashtu ka konfiskuar disa laptopë, si dhe smartphone, të cilët janë dërguar për ekzaminim nga njësia e Kibernetikës.