PRISHTINE, 27 shkurt 2013 – Kreu i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj thotë se pas dështimit të përpjekjeve për të marrë postin më të lartë në qeverinë e Kosovës, ai do të sfidojë koalicionin dhe partinë e Hashim Thaçit dhe në zgjedhjet e ardhshme do të kërkojë të bëjë koalicion me parti të tjera, por jo me PDK-në.
Haradinaj i tha TV Klan-it se ai do të kishte pranuar më herët që të futej në koalicion me PDK-në por vetëm nëse do t’i ishte dhënë posti i kryeministrit, e Thaçi të ishte transferuar në postin e kryetarit të vendit.
Por, tani ai thotë se ky opsion ka dështuar dhe se duhet të përgatitet për sfidën e së ardhmes.
Haradinaj i dëshpëruar që Thaçi nuk ia liroi postin e kryeministrit thotë se pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare nuk do të hyj në ndonjë kombinim me PDK-në por me ndonjë parti tjetër pér té formuar qeveriné.
“Nuk kemi pranuar të bashkëqeverisje më PDK-në, veç nëse ne e udhëheqim qeverinë. Në zgjedhjet ardhshme mund të jem në ndonjë koalicion me ndonjë parti, por jo me PDK-në”, ka thënë Haradinaj.
/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/