Një 71-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. 

I moshuari është gjetur pa shenja jete nga bashkëshortja e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:15, në fshatin Perondi, Kuçovë.

Njoftimi i policisë: 

Kuçovë/Informacion paraprak

Më datë 26.02.2024, rreth orës 13:15, në fshatin Perondi, Kuçovë është gjetur nga bashkëshortja pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur shtetasi H. B., 71 vjeç.