Vritet nga militantët e grupit të ISIS, një nënë e pafajshme e cila poi  jepte gji fëmijës së saj, nën një pëmë. Ndëshkimin për gruan e kanë dhënë grupi i Brigadës Al-Khansaa i cili është i përbërë vetëm nga gratë dhe ngjarja ndodhi në qytetin e Rakas në Siri.

“Një police e ISIS-it e mori beben dhe ia dha atë një gruaje tjetër, pastaj e vrau nënën”- u shpreh Aisha një banore e qytetit.

Brigada Al-Khansaa përfshin gra nga Afrika e Veriut, Gjiri Arabik, Iraku, Çeçenia dhe Evropa Perëndimore. Mendohet se motiv për këtë ekzekutim të tmerrshëm të jetë ekspozimi i gjirit nga gruaja në publik, gjë që nuk lejojet në rregullat e Sheriatit.