Një vajzë e vogël, rreth dy vjeçe ka përjetuar momente tmerri gjatë vizitës në Kopshtin Zoologjik në Tiranë.

Ndërsa ndodhej bashkë me babain e saj për të parë nga afër ato pak kafshë që kanë mbetur, fëmija është sulmuar nga ujku. Ajo po i afronte kafshës një biskotë kur ai e sulmoi.

2-vjeçarja mori një gërvishtje të lehtë në dorë, ndërsa i ati e dërgoi në Urgjencë, ku thotë se i është dashur të blejë vaksinën vetë, shkruan gazeta Panorama.

 Përveç tronditjes psikologjike, pas mjekimit vajza ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.