Dan Bërn, mbrojtësi i Njukasëllit, mendon se është duke përjetuar një ëndërr. “Kam kaluar javë më të këqija se kjo. Nuk dua të fle, sepse më duket sikur po ëndërroj.
E dija që Aleksis (Mek Alister) nuk po shikonte, kështu që unë mund ta sulmoja. Sapo e drejtova atë top, e dija se ishte brenda.
Nuk kam shënuar shumë, kështu që të paktën e ruajta për një rast të madh. Ndihem çuditshëm në këtë moment. Është e vështirë të përshkruhet me fjalë”.