Një 26-vjeçar rumun është arrestuar në Torino, pasi plagosi rëndë një 32-vjeçar shqiptar.
I gjithë sherri nisi në një club nate, ku nëna e të arrestuarit kishte refuzuar që t’i jepte pije shqiptarit, i cili nisi që të ushtronte dhunë ndaj saj.
Në gjendje të dehur, fillimisht shqiptari nisi që të shante dhe të ofendonte gruan, e më pas po e qëllonte me sendet që gjente rreth vetes.
Këtu ndërhyn djali i gruas, i cili me merr shqiptarin prej rrobash dhe e nxjerr jashtë klubit të natës duke e rrahur.
Ndërkohë shqiptari, pasi del jashtë shikon përsëri nënën e rumunit, ku fillon dhe e godet sërish, derisa e largojnë disa persona të tjerë.





