Policia në Montelupo Fiorentino (Firence), ka arrestuar një 36-vjeçar shqiptar, i cili për vite me radhë ka dhunuar gruan dhe dy fëmijët e tij.
Sipas medieve fqinje, gruaja dhe dy fëmijët e saj rrinin me frikë gjatë gjithë kohës pasi dhuna ka qenë e pranishme në familjen e tyre. Çdo mbrëmje do kishin debate në shtëpi, të cilat më pas përfundonin me keqtrajtime që 36-vjeçari i bënte familjes. Shkak dyshohet se ka qenë konsumimi i alkoolit në mënyrë të vazhdueshme.
Gruaja ka kërkuar shpeshherë ndihmën e miqve dhe shkonte të flinte tek ata, pasi situata bëhej e papërballueshme. Por shqiptari shkonte dhe e përndiqte gruan ku nuk mungonin dhe kërcënimet.
Dhe në ditën që ishte me e sigurt, ajo u qëllua me një kaçavidë, raportojnë mediet italiane.





