Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me vrasjen që ndodhi sot në Elbasan. Autori i krimit, Ramis Mici jetonte prej 1 muaj e gjysmë me qira në lagjen “Skenderbej” në Elbasan.

37-vjeçari nga Selita e Mollasit, baba i dy fëmijëve, ishte divorcuar, ndërsa pasi kishte gjetur një banesë me qira në këtë lagje, kishte marrë aty dhe bashkëjetuesen e tij, Jetlira Elezi, e cila kishte një vajzë nga martesa e saj e parë (në klasë të gjashtë).

Krimi i rëndë në familje ndodhi mëngjesin e kësaj të shtune, ndërsa Policia është vënë në ndjekje të autorit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes pasi ka kryer vrasjen.