Në orët e para të kësaj të diele, një 62-vjeçari nga Elbasani i është djegur makina e parkuar në rrugicën afër banesës. Sipas njoftimit të policisë së këtij qyteti, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30, në lagjen “Qemal Stafa” Elbasan.

Automjeti tip “Benz” me targë AA 484FG, është në pronësi të shtetasit A.H, 62 vjeç, pedagog në universitetin "Aleksandër Xhuvani".

Mjeti ishte i parkuar në rrugicë para banesës së tij dhe është djegur pjesërisht, pasi zjarrfikësja dhe policia kanë mbërritur në kohë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit, ku paraprakisht dyshohet zjarr vënie e qëllimshme.