Arbis Vjerdha, këshilltari bashkiak i PDS në Shkodër ka folur për mediat lidhur me djegien e lokalit të tij në qendër të qytetit mëngjesin e kaluar.
Vjerdha është shprehur se dyshon se i është vënë eksploziv lokalit ndaj dhe kërkon që policia të hetojë dhe mos e kalojë si aksident.
Ai ndër të tjera është shprehur se kohët e fundit ka pasur një përplasje me Ilir Beqajn, të cilin e konsideron si të keqen e Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë.
“Përgjegjësi i zjarrëfikësve aspak deklaratë profesionale. Ka specialista të kriminalistikës që vërtetojnë nëse ka patur apo jo bombul gazi. Në lokalin tim dhe lokalin tjetër nuk ka patur bombul gazi. Ajo ishte një dorë dashakeqe ku policia duhet ta gjejë se me kë e kanë patur me mua apo me lokalin tjeter. Kembet e bazamentit te ashensorit janë të plasura dhe shihet thjeshtë se është eksplozion. Unë them që ka patur eksploziv pastaj teknikët duhet ta gjejnë. Kamerat e sigurisë, Voltana Ademi ka dhënë një koncension dhe keto kamera nuk funksionojnë kur i duhen qytetarëve. I referoheni presionit që kam postuar për Ilir Beqjan, por mendoj se ai është i fundit që mund ta ketë bërë edhe pse une them se ai është e keqja e Shkodrës dhe e Shqipërisë. I bëj thirrje policisë dhe prokurorisë që ta hetojnë të plotë sepse deri më tani nuk po e bëjnë punën si duhet. Mua nuk do të më ndalin çfarë do që të bëjnë, mua më ndal vetëm vdekja. Vetëm nëse dikush me qëllon me pushkë mund të më ndalë, ndryshe absolutisht që jo. Kam vendosur të jetoj në Shqipëri dhe do vijoj të bëj punën time si anëtar i këshillit bashkiak.” tha Vjerdha, raporton BalkanWeb.





