Në atentatin e ndodhur rreth orës 21:50 të mbrëmjes së djeshme në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku mbeti i vrarë shtetasi Rigers Gaxha dhe u plagosën 2 persona të tjerë, Ervis Martinaj dhe Leart Hasa, i plagosur lehtë ka mbetur edhe Redi Popesku. Ky i fundit është pronari i lokalit në zonën e ish-Bllokut, në ambientet e të cilit ndodhi edhe ngjarja e rëndë.

Gjatë momentit të atentatit, viktima dhe dy të plagosurit kanë qenë së bashku në një tavolinë, ndërsa Popesku ka qenë në ambientet e biznesit të tij, por pa pasur lidhje me ngjarjen.

Zyrtarisht, sipas burimeve të Policisë, Popesku thuhet se nuk është i plagosur, por sipas disa dëshmive të marra në vendngjarje, mësohet se ka marrë një dëmtim të lehtë, më tepër në formën e një gërvishtjeje, që mund të jetë shkaktuar nga sende të forta.

Biznesmeni Popescu është një personazh i njohur në botën e medies dhe showbizzi-it në Shqipëri. Ai njihet për miqësinë e tij me shumë personazhe, madje ai i dogji shaminë e beqarit, Bes Kallakut.

Popescu ishte në qendër të vëmendjes edhe për shoqërimin e tij me milioneren amerikane, Paris Hilton. Ata u fotografuan gjatë një feste, të organizuar nga Philip Plein në Milano.

Po ashtu, ai ka reklamuar lounge-n e tij luksoz në një nga puntatat e emisionit të Floriana Garos, “Jo vetëm modë” më 11 tetor të 2015-s.

Shihni videon dhe fotot më poshtë.