Policia ka dhënë detaje të reja për shoqërimin e ish-trajnerit të ekipit të Laçit U-17, Ndue Tarazhi, të cilit i doli një video në rrjetet sociale ku dukej duke rrahur fëmijët pas humbjes së një ndeshje.

Policia ka nisur procedimin penal ndaj tij dhe bën me dije se videoja është regjistruar në vitin 2016. 

“Në lidhje me videon që u publikua në rrjetet sociale dhe në media, ku shfaqet një shtetas duke fyer dhe keqtrajtuar disa të mitur, sqarojme se nga specialistët e Seksionit për hetimin dhe parandalimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, u procedua penalisht shtetasi N.T., 77 vjeç, banues në Laç.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se këto pamje janë të vitit 2016, në kohen kur shtetasi N.T .,ka qenë trajner futbolli i skuadrave të moshave të KF LAÇI”, tha policia e Lezhes.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për vepren penale në ngarkim të tij “Keqtrajtim i të miturit”.

FJALA E ISH-TRAJNERIT NË VIDEO:

Ti, mirë je? Po ti, mirë je dhe ti? Po ti, ku je? Ata bënë dy gola, dhe i bënë për fajin tënd. Po ti, do me lujt futboll, do me lujt në Greqi? Pisa. S’ju vje turp, maskarenj. Palaço. Doni me lujt futboll me Laçin. Zagarë. A ju thashë të hyni me mentalitet fituesi? Si jua bëjnë golin ju të dyve? Asnjë nuk i turret topit. A ju kam thënë të bëni regjim 1-ditor? Nuk keni fjetur gjithë natën, rrini nëpër televizor e kafe, nuk ju vjen turp. Ai ekip lask***sh atje, me ju mund ata, mër pisa. Nuk kam çfarë ju them, në dash fitoni, në dash humbni. Pisa. Ju jeni pisa. Dy gola ty t’i kanë bërë. Të dy. Ti i ke ngrënë. Nuk ju vjen turp. Në duel shpejtësie. Çfarë ke që sheh? Ulu aty, se ta marr shpirtin. Ulu këtu, ulu këtu, këtu.