Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar ditën e sotme, kampionit të karatesë në Lojrat europiane, Alvin Karaqi, medaljen e “yllit të mirënjohjes publike”.
Gjatë fjalës së tij, në një ceremoni të mbajtur në ambientet e kryeministrisë, nuk munguan batutat.
Rama tha se Alvini është ëndrra e çdo vjehrre, por shtoi se vetë nuk është kandidat për t’u bërë vjehrri i tij për shkak se “një vajzë që kemi, e kemi të zënë”.
“Përveçse se është djali që çdo prind do të donte të kishte, siç tha ministrja, jam i sigurt që është dhëndri që çdo vjehrrë apo vjehërr do të donte të kishte për vajzën e vet. Nuk jam këtu kandidat për t’u bërë vjehrri i tij sepse një vajzë që kemi, e kemi të zënë. Jam i bindur që edhe në këtë aspekt, ai është një djalë shumë i veçantë. Më ka bërë përshtypje, mënyra se si flet për prindërit, si përshkuan nënën dhe të atin”, tha kreu i qeverisë.