Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e djeshme në kryeqytet, teksa raportohet se automjeti ka dëmtuar dy biznese pas daljes nga rruga.

Raportohet se drejtuesi i mjetit, shtetasi A. L., pas testeve të kryera ka rezultuar nën efektin e lëndëve droguese “T3A AMP”.

Drejtuesi i automjetit është arrestuar si i dyshuar për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Shkon në 120 numri i drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.

Drejtuesi i automjetit me iniciale A.L,
është përfshirë në përpëasje duke dëmtuar dy biznese duke i shkaktuar dëme materiale.
Ky shtetas ka manifestuar sjellje të dyshimta gjatë drejtimit të automjetit si dhe në raport me kërkesat ligjore të punonjësve të policisë, dhe nga verifikimi me drogtëstues rezultoi nën efektin e lëndëve droguese “T3A AMP”.

Sa më sipër, u bë menjëherë kapja në flagrancë e drejtuesit të automjetit si i dyshuar për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”, njofton policia.