Gjykata e Sarandës ka dhënë sot masën e sigurisë për Albi Mecinin.
Gjykata ka vendosur vijim të zbatimit të masës së sigurimit “Arrest në burg”.
Albi Mecini u paraqit mesditën e sotme nën masa të rrepta sigurie në Gjykatën e Sarandës si personi i dyshuar për rrëmbimin e Leonard Theodhorit dhe Fatmir Sulovarit, ngjarje kjo e ndodhur 4 muaj më parë.
Mësohet se i akuzuari Albi Mecini ka vendosur mos të flasë gjatë seancës gjyqësore.