Mesfushori i Veronës, Emanuele Badu, kaloi një moment dramatik në jetën e tij.

29-vjeçarit i ekzekutuan motrën me armë zjarrë, ndërkohë që edhe vetë kaloi një moment tepër kritik, me mpiksje gjaku në mushkri.

Në një rrëfim për BBC, Badu ka treguar keto 2 momente të dhimbshme, teksa u shpreh:

“2019-2020 kanë qenë vitet më të vështira në jetën time. Gati sa nuk vdiqa, dëmtimet ishin të shumta dhe pastaj humba motrën time në një mënyrë shumë të dhimbshme. Ishte shumë e vështirë për mua dhe familjen time.

Djali që vrau motrën time është akoma i arratisur. Policia ende nuk e ka arrestuar, për shkak të situatës së krijuar nga virusi. Ishte një katastrofë. Mëngjesin pas një ndeshjeje, shkova të stërvitem në palestër. Atë natë u ktheva në shtëpi dhe kisha vështirësi në frymëmarrje.

Nuk e mora seriozisht në fillim, mendova se ishte nga lodhja. Në mëngjes më dhanë ca qetësues për dhimbjen. Natën tjetër ishte edhe më keq. Në orën 2 të natës e thirra mjekun dhe fatmirësisht ai ishte zgjuar.

Ai dërgoi një fizioterapist, i cili ishte afër meje. Ai erdhi dhe më që duhet të shkonim direkt në spital. Doktorët zbuluan se kisha një mpiksje gjaku në mushkëri. Duhet të ndaloja së luajturi futboll për 3-4 muaj. Ishte shumë serioze. Po të mos telefonoja mjekun, do kishte qenë katastrofë”, u shpreh Badu.