Kore e jugut, 15 prill 2014 – Në Korenë e Jugut, një mashkull i ri i sapo bërë baba ka lënë të birin dy vjeç të vdesë nga uria, duke mos i dhënë për të ngrënë të voglit, prej disa ditësh. Prindi i ri vuante nga “fiksimet me videogame”, duke kaluar gjithë ditën përpara kompjuterit dhe rrjedhimisht nuk kujdesej për të voglin.
Sipas gjasave, Chung (emri i babait) ishte ndarë nga e shoqja për arsye financiare. Kjo e fundit ishte larguar nga shtëpia dhe për shkak të kushteve të vështira ekonomike, e kishte lënë fëmijën nën kujdestarinë e të atit.
Duke qenë se Chung shkonte shpesh në internet kafe dhe kalonte ditë e net të tëra përpara kompjuterit, më 7 mars e gjeti fëmijën të vdekur në banesë. Pasi e futi në një thes, i bëri të ditur ish-bashkëshortes, se i vogli ishte nën kujdesin e një dadoje. Pavarësisht aktit të rëndë, ai vazhdonte të luante videogame, sikur asgjë të mos kishte ndodhur, derisa u mor vesh e vërteta.
/agjencia e lajmeve ”Dyrrah”/





