27 shkurt 2015 –  Një i fiksuar pas video-lojërave dogji veten kur i ati i tij e qortoi duke i thënë “të luante më pak e të flinte më shumë”. 22-vjeçari Hsueh Jun-Chen nga Tajvani po luante me kompjuter në dhomën e tij, kur babai trokiti në derë dhe i tha të flinte. Aty nisi një debat i ashpër mes tyre që pasojat do i kishte të nesërmen: Hsueh vendosi të dilte në oborrin e shtëpisë dhe të digjte veten me benzinë. Babai i shkatërruar shpirtërisht thotë:

“Thjesht i thashë të flinte gjumë pasi i niste universiteti sërish pas pushimeve. Më tha që do flinte shumë shpejt dhe se nuk do e shihja më kurrë. Nuk më shkonte në mendje se do bënte diçka të tillë".