Njëri nga dy të arrestuarit mbrëmjen e së martës në Durrës është M. Fierza, person me precedentë të theksuar penalë.
30-vjeçari u ka shpëtuar dy atentateve në vitin 2010 dhe 2012.
Ai u arrestua nga policia e Durrësit gjatë një aksioni policor, pasi iu gjetën 2 pistoleta në makinë.
Fierza, me precedentë të mëparshëm kriminalë, dyshohet se është pjesë e një bande kriminale.





