Disa të rinj janë bërë protagonistë të një skene mjaft të paparë ditën e sotme në qytetin e Durrësit.

Videoja që publikon JOQ, tregon një djalë i cili me sa duket i inkurajuar dhe nga personat e tjerë prezentë thyen xhamat e makinës, sikur të ishin prej plastike dhe jo prej xhami.

"Nga çunat e Spitallës, kjo ishte mbasdite në Durrës, e ka bërë thjesht për sportivitet”, shkruan djali që dërgon dhe videon (shih videon këtu).

Në lidhje me makinën, qytetari ka thënë se nuk di gjë e kujt i përket, apo është e braktisur, ai thjesht vë në dukje faktin se gjithçka është bërë për qejf.