Emanuel Demaj, i akuzuar si kapo i një bande shqiptare ka nisur të ndjekë shkollën nga burgu. Demaj është dënuar me 6 vite burg për një sërë veprash penale, mes të cilave vjedhje dhe plagosje.
31-vjeçari shqiptar u arrestua në Francë në dhjetor të vitit 2013, ndërsa në mediat italiane bënin xhiro fotot e publikuara prej tij në Facebook me dy armë kallashnikovë, shkruan Panorama.
Pas dënimit ai u dërgua në burgun e Veronas, por pas një tentative për arratisje për masa më të forta sigurie u dërgua në Romë. Pas disa kohësh në izolim, Demaj është rikthyer në hapësirat e përbashkëta me të dënuarit e tjerë. Tani atij i është dhënë dhe mundësia për të ndjekur shkollën nga burgu, pasi bëri kërkesë për regjistrim.