Është zbardhur vendimi i plotë i lirimit të Durim Keçit, i forti i Shijakut i arrestuar më 11 tetor të 2017-ës në Durrës me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Referuar vendimit të marrë më 19 dhjetor 2017, Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës ka bërë njohjen e vendimit të autoriteteve italiane.

Ishin autoritetet italiane ato që kërkuan ekstradimin e tij drejt Italisë, e më pas kërkuan të njihej vendimi i tyre që thoshte se Keçi e kishte kryer tashmë dënimin për akuzat e ngritura në shtetin italian, çka detyronte autoritetet shqiptare të mos e ekstradonin e ta linin të lirë.

Sakaq, Prokuroria e Durrësit nuk e ka apeluar vendimin për Durim Keçin./Balkan Web